Paralajmërohet krijimi i një agjencie për rregullon çmimin e naftës

Institucionet e Republikës së Kosovës duket se janë të vendosura për rregullimin e tregut të karburanteve në vend. Pas thirjeve të kryeministrit për ulje çmimesh, ministri i Tregëtisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar masa të reja.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar veprime ligjore përmes të cilave do të rregullohet tregu dhe çmimet e naftës në Republikën e Kosovës, raporton Express.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Haradinaj, Shala ka paralajmëruar krijimin e një agjencioni shtetëror, përmes të cilit do të kontrollohej tregu dhe çmimet e naftës.

“ Kosovës i mungon një rregullator i përcaktimit të çmimit të derivateve. Kosova nuk e ka këtë. Ne jemi tu bo përpjekje që në ligjin e ri, Kosova ta parasheh dhe ta ketë këtë rregullator, që pastaj unë si ministër ta kem një agjension, që me sugjeron e drejton, edhe më tregon se çka është çrregullim i madh i çmimit të naftës”, ka thënë Shala, raporton Gazeta Express.

Ai ka pranuar se me ligj, ministrit i takon të ndërhyjë nëse vëren çrregullime të mëdha në tregun e derivateve të naftës.

Gazeta Express ka raportuar vazhdimisht për çmimet e larta të karburanteve në Kosovës, krahasuar me vendet e rajonit.

Pas këtyre raportimeve, ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili në një takim me kryetarin e naftëtarëve ka kërkuar uljen e çmimit të karburanteve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ndërkohë ka nxjerrë një urdhëresë që detyron pompat e derivateve që në tabelat e vendosura jashtë pompave të paraqesin çmimet e sakta të derivateve.

Ka paralajmëruar ndërkohë dënime për ato që nuk e respektojnë urdhëresën.

Këto raportime të vazhdueshme për çmimet e çrregullta të naftës në Kosovës, kanë nxitur veprime edhe të pompave. Disa nga to, kanë zbritur çmimet e naftës dhe benzinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë