Mërgimtarët e shumtë pas pushimeve në Kosovë, kthehen në vendin ku jetojnë

Festat e fundvitit shtynë që shumë mërgimtarë të vijnë për pushime disa ditë në Kosovë.
Sigurisht që me fillimin e vitit të ri, të njëjtit duhet t’u kthehen obligimeve në vendin ku edhe jetojnë.
Një fotografi e realizuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shihet numri i madh i pasagjerëve në pritje për të fluturuar.
Vlen të përmendim faktin se ndër vite mërgimtarët vazhdojnë të jenë ndër investuesit kryesor në familjet kosovare.