Diona Makolli, modelja që do ti arrijë majat (FOTO/VIDEO)

Diona Makolli është modele nga Prishtina, të cilën me siguri se e keni parë nëpër video klipe e promo të ndryshme.

Ajo ka projekte të njëpasnjëshme dhe shihet si modele që premton ti prekë majat në këtë drejtim.
Makolli thotë se është e kënaqur me atë që ka arritur, por që për të asgjë nuk është e mjaftueshme dhe se punon shumë për të arritur sukses maksimal.

“Jam padyshim e kënaqur me të arriturat e mija, por asnjëherë e vetkënaqur sepse vazhdimisht kërkoj sfida të reja, edhe më të mëdha. Të ardhmes padyshim që nuk i dihet, por mendoj që jam në rrugë të mirë për të arritur majat e modelizmit. Duhet shumë punë dhe mund, por vullneti asnjëherë nuk më ka munguar”, tha Makolli.
Modelja Makolli ka marrë pjesë në Prishtina Fashion Night dhe në Panairin e Modës në Izmir të Turqisë.

Makolli ka thënë se është duke punuar në disa projekte për të cilat do ti zbulojë në ndërkohë.

Diona Makolli ka marrë pjesë në këto klipe…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë