Bebe Rexha ia lë Florit ‘Seen’!
Pas një statusi të Bebe Rexhës, ku ajo i ka kërkuar ‘burrit të saj të ardhshëm’ që të shkojë tek ajo sa më shpejtë, këngëtari nga Shqipëria, Flori Mumajesi nuk ka vonuar për t’i shkruar.
Flori, i cili këngëtaren me famë botërore e ka shumë xhan, i ka ‘trokitur’ në derë duke i thënë se ai është ‘burri i saj’.

Derisa të gjithë, madje edhe Flori, e prisnin reagimin e Bebes, ajo duket se vetëm e ka lexuar propozimin e Florit dhe ia ka lënë ‘Seen’.
Flori këtë e ka ndarë me fansat, duke treguar se, megjithëse ka marrë vetëm ‘seen’, ai sërish e ka shumë xhan Beben./Gazeta Express/
