Arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari”, u kap me plumba në valixhe

Një person është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, mëngjesin e djeshëm, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë kontrollimit të valixheve nga personat zyrtarë, një personit të komunitetit boshnjak në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë.
I dyshuari është dërguar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.