Haradinaj e Lladrovci në darkë me Wieland

Pas takimit zyrtar me Kryeministrin Haradinaj, Kryeministri dhe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Wieland, mbajti konferencë të përbashkët për medie në Ndërtesën e Qeverisë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se pas Konferencës, për mysafirin dhe mikun tonë të madh nga Gjermania, z. Wieland, Kryeministri Haradinaj shtroi darkë, ku ishin të pranishëm anëtarët e delegacionit të Gjermanisë, investitorë dhe ekspertë nga komuna Gerlingen.
“Së bashku me Z. Haradinaj dhe Z. Wieland, ishin të pranishëm edhe ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë tonë, nga resorët me interes për bashkëpunim. Faleminderit mikpritës për nderimin!”, ka thënë Lladrovci./DrenicaOnline/