Lladrovci edhe sonte viziton policinë, zjarrëfikësit, mjekët…

Kryetari Lladrovci viziton Stacionin Policor, QKMF-në në Drenas e Komoran dhe shërbimin e zjarrëfikësve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e Vitit të Ri 2019, ka vizituar kujdestatinë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, atë në Komoran, Stacionin Policor në Drenas dhe shërbimin e zjarrëfikësve, ku edhe u ka uruar festën.

Ai me këtë rast, ka vlerësuar lartë shërbime në këto qendra, duke thënë se janë pikërisht këto vende ku qytetari atakohet për rastet më të vështira dhe gjenë përkrahjen dhe shërbimin profesional që ofrojnë punonjësit e këtyre institucioneve.

Lladrovci ka përgëzuar punonjësit, qe edhe në këtë natë feste ata janë të gatshëm të kryejnë detyrat e tyre karrshi qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë