Avokati i Ramabajës paralajmëron se do të ngre kallëzim penal për shpifje ndaj Kadri Veselit

Avokati mbrojtës i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi gjatë seancës gjyqësore për rastin “Syri i Popullit”, ka paralajmëruar se do të ngre kallëzim penal për shpifje ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas dëshmisë së këtij të fundit gjatë seancës, raporton Express.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dha sot dëshmi në Gjykatën Themelore të Prishtinë, për rastin e ‘Syrit të Popullit”, të cilët i ka cilësuar si “pleh i kombit”.

Për disa prej anëtarëve të kësaj organizate Veseli është deklaruar se nuk i njeh ndërsa për Sadri Ramabajën tha se është krahu i armatosur i Vetëvendosjes.

“Sadri Ramabaja është pjesë u vërtetu se ishte pjesë e Vetëvendosjes, krahu i armatosur i Vetëvendosjes”, tha Veseli, transmeton Gazeta Express.

E ndaj dëshmisë së Veselit, avokati mbrojtës i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi gjatë seancës gjyqësore, ka paralajmëruar se do të ngre kallëzim penal për shpifje ndaj kryeparlamentarit Kadri Veselit.

Ndryshe, Kadri Veseli, bashkë me figura të njohura publike ka qenë në listën e personave që “Syri i Popullit” pretendonte t’i ekzekutonte pasi besonin se janë tradhtarë të popullit./Express

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë