Hajnat e plaçkitin në hyrje të banesës

Në Prishtinë, një femër ka njoftuar se derisa po hynte në hyrjen e banesës së saj, dy persona me veshje sportive, nga mbrapa e kanë sulmuar, duke ia grabitur çantën e krahut dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima deklaron se në këtë rast i janë grabitë dokumente personale, patentë shoferin dhe dy ID të fakultetit.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë