​Momenti kur grabitësi merr peng qytetarët në bankë

Sot në Istog ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj në vendin e ngjarjes ka vdekur një qytetar i cili kishte hyrë në një bankë për të grabitur. Një polic ka mbetur i lënduar rëndë dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës

Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të policisë dhe një qytetari, i cili ka hyrë për të grabitur me armë zjarri në një bankë në Istog.

Nga kjo ngjarje, rrëmbyesi ka mbetur i vdekur në vend, ndërkaq mësohet se edhe polici i lënduar ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Gazeta Express ka siguruar një video ku shihet se rrëmbyesi ka hyrë në bankë me armë dhe ka kërcënuar personat që gjendeshin në bankë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë