Informim për zgjedhjen e sportistit të vitit 2018

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, njofton klubet sportive në Komunën e Drenasit, se me datën 28.12.2018 duke filluar nga ora 17:00 në SHMTP “Fehmi Lladrovci” do të bëjë zgjedhjen e sportistit të vitit 2018.
Në këtë event, do të zgjidhet sportisti më i mirë, trajneri, gjyqtari, pedagogu, ekipi më i suksesshëm, punëtori sportiv dhe shpresa e vitit, sipas propozimeve të dërguara nga Klubet Sportive dhe vlerësimit nga Komisionit për Zgjedhjen e Sportistit të vitit 2018.