Nisma mblidhet në Drenas

Kryesia e NISMA’s Socialdemokrate, dega në Drenas, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit për këtë vit.

“Në këtë mbledhje, kryetari Isa Xhemajlaj, foli rreth keqqeverisjes që po i bëhet Drenasit nga partia në pushtet, ai po ashtu foli edhe për zhvillimet aktuale politike si në nivel lokal, ashtu edhe atë qendor, duke e vlersuar lart rolin e NISMA’s në këto procese!”, thuhet në njoftimin e Nismas Socialdemokrate në Drenas

Xhemajlaj, po ashtu, falënderojë edhe strukturat e NISMA’s, për punën e palodhshme që e kanë bërë dhe që janë duke e bërë në teren. Gjithashtu Xhemajlaj tha se edhe në vitin 2019 na presin detyra dhe përgjegjësi të reja, ku së bashku do të ecim drejt sukseseve të radhës!

NISMA Socialdemokrate, dega në Drenas, ua uronë Festat të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë