Mbahet mbledhja e gjashtë e KKSB-së në Drenas

Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e gjashtë e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në komunën tonë.
Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR-LMT K9 dhe OSCE.
Fillimisht Kryetari Lladrovci hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hedhi në votim rendin e ditës, me ç’rast edhe u aprovua.
Pikat e rendit të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 25/10/2018.
2. Informatë rreth dëmtimit të pyjeve në territorin e Komunës së Drenasit.
3. Ndotja e ambientit nga Feronikeli dhe ndezja e mbeturinave.
4. Informatë rreth ujit të pijes në Komunën e Drenasit.
5. Njoftim rreth Udhëzuesit për ZKKK dhe Gordana Nogo.
6. Raport rreth mbylljes së lojrave të fatit.
Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
Në pikën e dytë të pranishmit u informuan nga Drejtoresha e DBZHE-së, Anita Dvorani, rreth dëmtimit të pyjeve në territorin e Komunës së Drenasit.
Ndërsa në pikën e tretë, ndotja e ambientit nga Feronikeli dhe ndezja e mbeturinave, të pranishmit u informuan nga Drejtoresha e Inspeksionit, Aurora Berisha, e cili theksoi se nivelet e ndotjes janë në nivelin e përcaktuar nga leja mjedisore e integruar. Si dhe çështje tjera rreth ndotjes së ambientit dhe gjobat e shqiptuara nga ndezja e mbeturinave.
Në pikën e katërt, Menaxheri i NJOU, Ismet Baliu informoi rreth ujit të pijes në Komunën e Drenasit, problemeve, identifikimit të humbjeve teknike dhe komerciale, intervenimit në riparimin e rrjedhjeve etj. si dhe u diskutuan çështje tjera në interes të pranishmëve dhe qytetarëve të komunës sonë.
Te pika e pestë, Udhëheqësja e ZKKK, Afije Veseli, njoftoi antarët e KKSB-së rreth 6 hapave të Udhëzuesit për ZKKK dhe rastin e banesës së individit Gordana Nogo.
Dhe në pikën e gjashtë, Drejtoresha e Inspeksioni, Aurora Berisha raportoi rreth mbylljes së lojrave të fatit për mungesë licence dhe në afërsi të shkollave. Ajo tha se me kërkesën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, të premten mbrëma, janë bërë inspektime dhe pas verifikimit, janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Në një aksion, të udhëhequr nga Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Drenasit, mbrëmjen e të premtes janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit. Aksioni është zhvilluar në Drenas dhe Komoran, Tërstenik, Arllat, dhe në fshatra të tjera, pas verifikimit, mungonin licencat e punës por edhe zhvillohej në vendet ku ndalohet me Ligj, i cili përcakton ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve të lojërave të fatit në afërsi të shkollave. Mungesa e licencave dhe distanca me shkollën, ishte shkaku i ndalesës sepse nuk lejohet zhvillimi i kësaj veprimtarie pa licencë dhe kur nuk është në përputhje me distancën e duhur, largësinë me institucionet arsimore.
Në fund të takimit, Kryetari Lladrovci informoi antarët e KKSB-së rreth hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, rreth fillimit të kujdestarisë 24 orësh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran si dhe rreth ndalimit të shitjes së produkteve piroteknike/fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar dhe të palicencuar për shitjen e tyre si dhe të miturve nën moshën 18 vjeçare.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u diskutuan, u dhanë disa rekomandime dhe konkluzione.