Banorë të Drenasit, nëse keni telashe me boren në rrugë, lajmërohuni në këtë numër telefoni


Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët se janë të kontraktuar dy Operator Ekonomik për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe ka caktuar edhe organin mbikëqyrës për secilin operator.

Në bazë të informacioneve nga OM të projektit për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror gjatë natës ka pasur reshje të borës. Ekipet e kompanive të mirëmbajtjes kanë vepruar në terren aty ku ka qenë e nevojshme të intervenohet prandaj në të gjitha rrugët trafiku zhvillohet pa vështirësi.

Në loton e parë Operatori Ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, që mund ta kontaktoni në këtë numër për kërkesat emergjente, 049 978 949.

Ndërsa loton e dytë është Operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk), Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari, me këtë numër të telefonit 049 978 948.

Drejtoresha e DSHPE –së, Lumnije Krapi fton dhe njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me Operatorët Ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone. /DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë