Ky banor i Drenicës ndriçoj katërmijë metra rrugë të fshatit me para të xhepit të tij (VIDEO)

Sokol Halili, banor i fshatit Plluzhinë të Skenderajt, nuk ka pritur ndihmën e Komunës për t’i ndriçuar rrugët e fshatit, por ai me para të xhepit të tij ka ndriçuar plot katërmijë metra rrugë të fshatit si dhe varrezat e fshatit Plluzhinë.

Ai me mjetet e tij financiare ka blerë: kabllot, dritat dhe shtyllat e hekurit dhe i ka vendosur pranë rrugëve.

Gjithashtu Sokol Halili shpenzimet mujore të rrymës për këtë ndriçim e paguan vetë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë