Piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës është nga Drenica, ja nga cili fshat vjen (FOTO)

Nga dita e nesërme, Kosova do të bëhet me Ushtrinë e saj. Pikërisht Ushtria e Kosovës nga nesër në radhët e veta do të ketë edhe pilotin e parë, i cili është nga Drencia dhe diplomoi në Akademinë Ushtarake të Turqisë.
Sipas burimeve të Drenica press piloti i parë është Afrim Zabeli, i cili vjen nga fshati Rezallë i Komunës së Skenderajt, ku për fatin e tij historik i takon që të jetë piloti i parë i ushtrisë sonë, që do të fluturoj mbi qiellin e Kosovës.