Mimoza Shkodra sot padyshim ka bërë bujë.
Këngëtarja duket se është ndjerë e detyruar të shpjegohet për lojën që kanë bërë mbrëmë gjatë xhirimeve të një emisioni të fundvitit.
Sot me mëngjes jemi zgjuar me pamje nga ‘dasma’ e këgëtares me artistin Adrian Gaxha, por gjithçka është marrë vesh shpejt, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, kjo ‘ceremoni e dasmës’ është komentuar shumë gjatë gjithë ditës, për të cilën Mimoza është detyruar që vetë ajo të bëjë një sqarim.
Me anë të këtij postimi, Mimoza ka lënë të kuptohet se ajo do të martohet kurdo që të dojë ajo vetë dhe se po e shijon jetën si beqare.