Flamuj kombëtar dhe të Amerikës vendosen nëpër Drenas

Gjatë ditës së sotme me flamuj të Amerikës janë mbuluar shumë qytete të Republikës së Kosovës.
E njëra prej tyre, padyshim është edhe ajo e Drenasit.
Në disa foto që kanë dërguar qytetarët në redaksinë e DrenicaOnline shihen flamujt e Amerikës, kombëtar dhe shtetëror të vendosur në rrugët dhe sheshet e Drenasit.
Përplot me flamuj të Amerikës dje ishte mbushur edhe sheshi i Prishtinës.
Kujtojmë se simbolet e shtetit amerikan po vendosen në disa vende të Kosovës një ditë para se të votohet në Kuvend transformimi i FSK-së në ushtri.
Kjo në shenjë mirënjohje për ndihmën e Amerikës ndaj shtetit të Kosovës që nga intervenimi i NATO-s e deri te deklaratat e zyrtarëve amerikanë se ushtria është një e drejtë e Kosovës si shtet sovran./DrenicaOnline/