Plotësojeni këtë aplikacion për të fituar mbushje telefoni nga Komuna e Drenasit…keni afat vetëm edhe sonte!

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit!

Aplikacioni për plotësimin e pyetësorit është i hapur vetëm edhe sonte deri në ora 00:00, ndaj kërkojmë nga ju qytetarë të Komunës së Drenasit të shfyrëzoni këtë mundësi për të ndihmuar Komunën në hartimin sa më të mirë të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale. Nëse shfrytëzoni këtë mundësi, ju do të subvencionoheni me një (1) euro mbushje.

Udhëzimet për plotësimin e këtij pyetësori i gjeni në linkun me poshtë.

RIKUJTIM!

Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale të Komunës (HZKom), e kemi vendos në shfrytëzim platformën e komunikimit të quajtur Maptionnaire.
https://app.maptionnaire.com/en/5111

Ky është një pyetësor elektronik i cili përmban pyetje relevante për vlerësimin e gjendjes në sektorë të ndryshëm dhe hapësirës, hap ky i rëndësishëm për hartimin e PZHK-së.

Ju ftojmë të gjithëve ta plotësoni pyetësorin në lidhësen (linkun) e mëposhtëm, me ç’rast do të fitoni 1€ mbushje në telefon mobil (vala, ipko ose z-mobile).

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

https://app.maptionnaire.com/en/5111?fbclid=IwAR0l6FygrxChecJEG1yMmXhOSSPKKk9AmRXogp4IPbz4GVMbKoib0cBkvqA

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë