Vdekja e 19 vjeçarit nga Drenasi në QKUK, familjarët kërkojnë drejtësi


Kanë kaluar mëshumë se katër muaj nga vdekja në QKUK e 19-vjeçarit, Drin Leku, nga fshati Baincë i Drenasit. Por ende nuk po dihet se si erdhideri te vdekja e këtij të riu. Familja po e akuzon stafin e QKUK-së, përneglizhencë ndaj trajtimit për djalin e tyre. Dreni ka ndërruar jetë nëmesnatën e 8 gushtit. Kufoma e të ndjerit kishte qëndruar në korridorin e QKUK-sëderi në orën 8:30 të mëngjesit. Por institucionet kosovare ende nuk kanë dal merezultate për të sqaruar rrethanat.
Familjarët e të ndjerit kanë angazhuar edhe një avokat me anë të të cilit kanë ushtruar kallëzim penal ndaj Klinikës së Kirurgjisë Abdominale ku i ndjeri pas operacionit ndërroi jetë më 8 gusht të këtij viti.
“Sot bëhen 4 muaj nga ndarja fizike nga ne Drin Leku. Ende pa kurrfarë rezultatesh nga Mjekësia Ligjore, nga i erdhi vdekja Drinit? Ku është shëndetësia jonë, ku është shteti që hesht, që askush nuk jep kurrfarë përgjegjësie”, ka shkruar axha i të ndjerit, Naser Leku.
Për vdekjen e 19-vjeçarit kanë kryer hetime Inspektorati Shëndetësor, Prokuroria e Kosovës si dhe i është bërë obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Por asnjë nga këto institucione nuk kanë dal me ndonjë rezultat.
Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të familjes të së ndjerit.
“Babi, bane mirë qe më prune”, kishin qenë fjalët që 19-vjeçari, Drin Leku, ia kishte thënë prindit të tij, Rrustemit, pasi që ky i fundit e dërgoi në QKUK për trajtim, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të djalit të tij në mesnatën e 6 gushtit të këtij viti. Por nga aty, Drini nuk arriti të dilte i gjallë. Ai ndërroi jetë 2 ditë më vonë, më 8 gusht në QKUK.
Historia tragjike e familjes Leku me djalin e tyre nisi që nga mesnata e 4 gushtit të këtij viti. Djali i Rrustemit, Drini, kishte vazhdimisht të vjella dhe dhembje të barkut. Me këto simptoma ai kërkon ndihmë në Emergjencën e QKUK-së. Por aty, familja thonë se mjekët nuk ia ndalën djalin për trajtim më afatgjatë. I kishin thënë se nuk ka asgjë serioze dhe se djalin duhet kthyer për në shtëpi.
Në një rrëfim për Gazetën Express, babai i 19-vjeçarit të ndjerë ka treguar për 4 ditët e tmerrit që ai dhe familja e tij i kanë përjetuar në spitalet e Kosovës duke tentuar që t’ia gjejnë ilaçin djalit të tyre. Por edhe pas vdekjes së Drinit, familja nuk po e di se çka e çoi drejt vdekjes djalin e tyre, i cili në këmbët të veta kishte arritur të shkojë për kurim në QKUK.
Prindii Drinit të ndjerë“Ka qenë e shtunë, data 4, muaji i 8, djali kapasë dhimbje. E kam marrë e kam çua në Drenas.Aty më thanë duhet me e dërgu në Prishtinë. Kur e çova aty, ish kanë tollovi nëEmergjencë pasi që ishin duke e renovu. E çova djalin në një klinikë tjetër.Aty tepër ngarkesë si pazar. E ndiva veten shumë keq. Trajtimet kanë qenë jo të mira.Ka pasë mangësi të mëdha të kontrollave për djalin tim. Kur e çova djalin atymë thanë me ia ba disa analizadhe ultrazërin. Ia kryva djalit të dyja. E pa fotografimin edhe më thanë s’kakurgjo djali. Tha mundesh me marrë, ni infuzion ndoshta me ia dhanë, ky s’kanevojë për tjetër”, rrëfen për përvojën e parë me mjekët e QKUK-së, babai iDrenit tashmë të ndjerë.
Pas asaj, Drenin, familja e kishte kthyer në shtëpi, për t’u rikthyer sërish në spital më datën 6 gusht. Por, në Emergjencën e QKUK-së, kujdesi i mjekëve ndaj Drenit, sipas familjarëve sërish ishte i mangët.
Rrustemi ka shpjeguar për Express, se si i vetëm ishte detyruar që djalin në gjendje të keqe shëndetësore me shtratin e spitalit ta merrte e ta dërgonte në katin e dytë të emergjencës për t’ia kryer fotografimin. Pavarësisht se Dreni në ato momente kishte të vjella dhe marramendje.
“Djali
vazhdimisht kishte të vjella. Në QKUK më dërgonin bashkë me djalin me ba
fotografime. Unë i vetëm me djalin kam bërë 1 orë për me e dërgua në katin
e dytë për fotografim. Krejt vetë me djalë u nisa për këto punë. Isha në lift,
unë me krevat e kisha djalin, isha veç vetë, mjekët nuk më vinin në katin e
dytë për me e dërgua djalin. E kam pa tmerrin”, rrëfen me lot në
sy për trajtimin e djalit të ndjerë në QKUK, prindi nga Drenasi.