Vdes njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së, Maliq Vilaku…kryetari Lladrovci ka disa fjalë për të

Vdekjen e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish pjesëtarit të TMK-së dhe veteranit të arsimit, Maliq Vilaku, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka marr me pikëllim të thellë. Lladrovci thotë se Maliqin do ta kujtojmë si një ndër ushtarët e parë, kur më 31 Dhjetor 1991, ishte i përkushtuar për sigurinë dhe strehimin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Lajm shumë i hidhur. Ka ndërruar jetë ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish pjesëtar i TMK-së dhe veteran i arsimit, Maliq Vilaku.
Maliqin do ta kujtojmë si një ndër ushtarët e parë, kur më 31 Dhjetor 1991, ishte i përkushtuar për sigurinë dhe strehimin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit. Që nga ajo kohë, kam pasur respekt të thellë, për angazhimin e tij për çlirimin e vendit tonë.
Vilaku ishte pjesëtar i Brigadës 121 “Komandant Kumanova” dhe një nga luftëtarët e shquar të Grykës së Llapushnikut. Ai do të kujtohet edhe për veprimtarinë arsimore, si veteran i arsimit, pasi për dhjetëra vite ishte mësues në fshatin Kishnarekë.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të! Lavdi jetës dhe veprës së Maliq Vilakut!