Kemi dasmë…! Këngëtari shqiptar sapo dha lajmin e gëzuar

Pavarësisht se nuk ka dashur asnjëherë të jetë pjesë e lajmeve rozë, këngëtari nuk ia dalë dot mbanë.

I shumëkomentuar për lidhjet e tij të dashurisë, për ndarjen dhe për fejesën e shpejtë shumë pak kohë pas saj, Eriku tashmë ka vendosur të bëhet serioz, madje edhe ta kurorëzojë dashurinë me partneren e tij të re, Romina Sablic.


Fejesa me Rominën erdhi krejt papritur pas vetëm disa muajve që çifti ishte njohur, megjithatë, me sa duket, Eriku nuk ka nevojë më për t’u bindur për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

I ftuar mbrëmjen e sotme në game show-n “Familja” në Tv Klan me Turjan Hyskon, Eriku konfirmoi dasmën vitin e ardhshëm. Pas pyetjes së Turit për vendimin e tij të fundit, Eriku tha se tani është koha të bëhet serioz: “Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha që të bëhem serioz”, – tha ai me të qeshur, por zbuloi edhe se ia ka bërë propozimin partneres: “Ia kam bërë propozimin. Vitin tjetër do të martohemi në Tiranë”, – shtoi më tej këngëtari duke lajmëruar kështu se vitin e ardhshëm, edhe një dasmë tjetër i shtohet listës së martesave të personazheve të njohur.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë