Njoftim për banorët e fshatit Kishnarekë

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë banorët e fshatit Kishnarekë se për shkak të punimeve që është duke i bërë Drejtoria e Inspektoriatit, rruga “Islam Kastrati”, do të jetë e bllokuar sonte deri në ora 20:00 dhe nesër me datë 01.12.2018, duke filluar nga ora 09:00 deri në mbrëmje.
Bllokimi i kësaj rruge bëhët për shkak të rrenimeve që janë duke u bërë nga Drejtoria e Inspekcionit për lirimin e pronave publike për vazhdimin e punimeve në projektin për asfaltimin e rrugës në fshat.