Ky është prishtinasi që vrau hajnin në oborr të shtëpisë

Mbrëmjen e së martës në Prishtinë është vrarë një person i cili bashkë me tre të tjerë të cilët ndodhen në arrati, kishin hyrë brenda një shtëpie për të vjedhur.
Pronari i shtëpisë kishte qëlluar me armë zjarri njërin nga grabitësit me ç’rast ai kishte vdekur. Tani mësohet se kush është pronari i shtëpisë që në vetëmbrojtje e vrau atë, shkruan gazetametro.
Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur se ky person është një 40 vjeçar nga fshati Makovc i Prishtinës.
Ky është personi që u vra dje në Veternik të Prishtinës, është nga ky fshat i Kosovës