A do të pushojnë kosovarët për 28 Nëntor?

Sheshet e Kosovës janë mbushur me flamujt kuqezi, e qytetarët kosovarë nesër do të mundë të festojnë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj. Mirëpo, kjo datë ende nuk po figuron në listën e festave zyrtare.

Krahas 11 ditëve kur qytetarët kosovarë pushojnë nëpër festa nuk po figuron tash e disa vite 28 Nëntori, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Por, me anë të një vendimi, kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që duke u bazuar në ligjin për festa, 28 Nëntori të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë këtu edhe shkollat.

Sipas ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës janë 11 festa: Viti i ri, Krishtlindjet Ortodokse, dita e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë