Në Drenas shënohet aktivizimi kundër dhunës në familje

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje është shënuar edhe ne Komunën e Drenasit me disa aktivitete të ndryshme për sensibilizimin e dhunës në familje.

Ky aktivitet ka filluar me 25 Nëntor dhe mbaron me 10 Dhjetor të këtij viti dhe është mbështetur nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme dhe e organizuar nga Koordinatorja e Njësitit për të Drejtat e Njeriut, Zyrtarja për Barazi Gjinore Zahrije Podrimqaku-Subashi në bashkëpunim me Komitetin për Barazi Gjinore.

Kjo fushatë ka për qëllim, tërheqjen e vëmendjes për shkelje të drejtave të njeriut dhe ne kuadër të shënimit të saj, KNKDNJ, ZBGJ dhe MB për vetëdijesimin e popullatës dhe rëndësinë e parandalimit, luftimit dhe eliminimit të dhunës në familje, janë shpërnda fletëpalosje në institucionet e Komunës së Drenasit dhe është bërë vendosja e posterëve. Në kuadër të shënimit të këtyre ditëve do të vizitohen disa nga institucionet e Komunës së Drenasit, si Qendra për Punë Sociale, Gjykata dhe shkollat si dhe do të organizohet tryezë në bashkëpunim me shoqatën për Promovimin e Drejtave të Grave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë