Drenas: Njoftim për homazhe me rastin e festave të Nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljes së parë publike të UÇK-së dhe vitit jubilar kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Komuna e Drenasit ka organizuar homazhe duke filluar:
Në ora 8:15, homazhe në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatoreve të Heronjëve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.
Në ora 9:00, ngritja e flamurit dhe homazhe në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj;
Në ora 9:20; homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në ora 9:35, homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Në ora 10:00 homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Gllanasellë, duke vazhduar në varrezat e Dëshmorëve në Abri, Çikatovë e Vjetër, Likoshan, Baicë, Negroc, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Gllobar, Krajkovë dhe Poklek të Vjetër.