Adelina Tahiri ‘theu’ akullin dhe përveç se po tregon shumë detaje për jetën e saj private, ajo në rrjetet sociale po e ekspozon edhe burrin e saj milioner.
Këngëtarja pas lindjes, njësoj si gjatë lindjes, po shijon udhëtimet e saj të shtrenjta me burrin e saj, përcjell ORAinfo.
Aktualisht po qëndron në Holandë nga ku edhe bëri një numër të madh postimesh.
Edhe pse burri i saj është shumë më i madh në moshë, Adelina është shumë e dashuruar në të.
Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet shumë e dashuruar në krahet e burrit të saj milioner.