Burdushi mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Hysri Peçanit i njohur si Burdushi.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

Hysri Peçani dyshohet nga ana e prokurorisë, për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve.

Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë