Zëvendësoni këto 15 produkte serbe me ato vendore

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se nëse taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës kundrejt produkteve serbe vazhdon, atëherë Serbia do të humbte rreth 80 milionë euro. Por në të kundërtën, po të mos ishte vendosur fare kjo taks pritej që fitimi i Serbisë të arrinte shifrën e 500 milionë eurove.
Por ajo çfarë mund të bëjnë qytetaret e Republikës së Kosovës është që të shmangin në tërësi konsumimin e produkteve serbe, pavarësisht taksave për hyrjen e tyre brenda Kosovës. Produktet serbe mund të zëvendësohen me produkte vendore por edhe produkte nga Shqipëria apo edhe shtete tjera dashamirëse të Kosovës.
Bojkotimi i produkteve me barkodin 860 do të kontribuonte në të mirë të kompanive kosovare dhe rritje të ekonomisë brenda vendit, e më pak shtetit serb.
Indeksonline më poshtë u sjell disa nga opsionet për të zëvendësuar produktet serbe me produkte kosovare:
- Uji Rosa mund të zëvendësohet me ujin Rugove
- Plazma mund të zëvendësohen me Sempre
- Chipsat e Çaçakut të zëvendësohen me Vipa Chips
- Keçapi Polimark të zëvendësohet me atë Progres
- Vaji Diamant të zëvendësohet me vajin Floil
- Majoneza Polimark të zëvendësohet me majonezën Progres
- Uji i gazuar Heba të zëvendësohet me ujin e gazuar vendor Dea
- Piperin Horgoshka të zëvendësohet me piperin Besjana
- Vajin Diamant të zëvendësohet me Vajin Olim
- Çokollata Eurocrem Blok të zëvendësohet me çokollata Liri
- Krembanane Bambi të zëvendësohet me Krembanane Liri
- Qumështi Dukat të zëvendësohet me qumështin Vita
- Pire Minut të zëvendësohen me pire Evko
- Detergjent për enë Spin të zëvendësohet me Detergjentin për enë Neta
- Qokokremi Eurokrem të zëvendësohet me produktin vendor Evkocrem