A hyri edhe zyrtarisht Bekim Jashari në PDK?

Kanë zgjedhur restaurantin e Nuredin Lushtakut në qendër të Skënderajt gjoja për ta dëshmuar se tashmë nuk ka asgjë të keqe mes tyre.Në krye të tavolines është ‘kumbara” i këtij takimi, Kadri Veseli i cili ka bërë përpjekjen e radhës për ta shpëtuar PDK-ne nga ndarja në bastionin e saj, shkruan Magazina.al.

Për më tepër në këtë takim të mbajtur sot gjatë ditës është parë edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari i cili nuk ka komunikuar deri tash me Sami Lushtakun.Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë një postim në facebook, ka konfirmuar pajtimin mes palëve që deri tash kanë të armiqësuara.

“Sot në restaurant “Arbëri” në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së. Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim”, ka shkruar Haxhiu.

Nuk dihet sa do të zgjas ky pajtim sepse dy grupet ishin pajtuar edhe një herë tjetër por ishin hidhëruar sërish mes vete. Madje grupi i Nuredin Lushtakut kishte filluar përpjekjet për krijimin e partisë së re.Një ditë më herët në Skënderaj ka qëndruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i cili ka zhvilluar takime me strukturat e PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë