Aksident trafiku me fatalitet në këtë fshat të Drenicës

Në Burojë të Skenderajit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një traktor, transmeton DrenicaOnline.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull, pasagjerë në traktorin e të dyshuarit i cili në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe (dy) drejtuesit, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë