Kuvendi Komunal i Drenasit lejon dhënien e drunjve të konfiskuar për institucionet arsimore


Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur të ënjtën mbledhjen urgjente, ku merrnin pjesë kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe ka udhëhequr mbledhjen, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit dhe monitorues nga OJQ-të.

Ne mbledhjen urgjente, të thirrur nga kryesuesi Halilaj, ka qenë për diskutim vetëm një pikë për rend dite, dhënia e drunjve për institucionet arsimore. Pas diskutimeve dhe sugjerimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit, kjo pikë e rendit të ditës është votuar nga të gjithë anëtarët e Kuvendit që ishin prezent në këtë mbledhje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë