Acarohen marrëdhëniet në mes të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt

Rrallëherë po shihen së bashku. Madje, edhe marrëdhëniet në mes të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt janë tensionuar.

Shkak për këtë është bërë qëndrimi i kryeministrit të vendit, në lidhje me idenë e presidentit për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri sa presidenti është në favor të korrigjimit, shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj është totalisht kundër, madje këtë çështje e quan ide të vdekur.

Por, tensioni mes tyre duket se nuk ka të ndalur.

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese në vendim të qeverisë të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj.

Presidenti po kërkon të dijë se a është kushtetues vendimi i qeverisë për bartjen e pronave të Agjencisë së Privatizimit në administrim të komunave.

Bile për këtë çështje ka kërkuar interpretim të nenin 92 paragrafi 4 dhe 93 paragrafi 4 të Kushtetutës.

Zyra e Presidentit: 

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që vendimet t’i merr në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet. Në rastin konkret nuk kemi ligj për prona publike, por prona e paluajtshme e Republikës së Kosovës, është barttë në shfrytëzim të Komunave, me vendim të qeverisë. Procedura me legjislacionin në fuqi për kthimin e pronave nga Komunat, tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave, përcakton se Agjencia Kosovare e Privatizimit është autoritet që e merr Vendimin për aprovimin e kërkesave të parashtruara nga autoritetet lokale. 

Për këtë çështje ende nuk është deklaruar vet kryeministri Ramush Haradinaj.
Aktualisht ai gjendet jashtë vendit, në një vizitë zyrtare në Austri.

E për këtë kërkesë të presidentit të vendit, është deklaruar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i PDK-së.

Ky thotë se do të respektohet çdo vendim i gjykatës.

“Në qoftë se ka probleme me zbatimin e ligjit, mund të siguroi si lider i këtij koalicioni që do të ketë 100% zbatim të ligjit, dhe gjithçka që do të nxjerr gjykata kushtetuese do të respektohet”, deklaroi Veseli.

Megjithëkëtë Veseli ka përgjigje interesante, kur flet për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës.

“Koalicioni do të qëndrojë për aq sa është interesi dhe nevoja e qytetarëve të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat tona”, përfundoi kryeparlamentari.

Ndërkohë ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nëse këto vendime të qeverisë mbesin në fuqi dhe fillojnë të implementohen, atëherë është fillimi i zbatimit të idesë së Serbisë për Republika Srpska në Kosovë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë