Janë ndër artistët më të njohur dhe të suksesshëm shqiptarë.
Projektet e tyre muzikore në Youtube marrin miliona klikime e sallat ku janë të thirrur për të performuar mbushen plot, shkruan lajmi.net.
Mirëpo pavarësisht famës dhe sukseseve që kanë arritur disa prej këngëtarëve shqiptarë kanë pasur probleme me ligjin dhe janë përballur me policinë.
Më poshtë ju rendisim disa prej ngjarjeve më të bujshme dhe incidenteve ku janë përfshirë emrat e njohur të showbiz-it shqiptar:
STRESI
Përveç që është një personalitet shumë i dashur për publikun dhe me punën që bën, projektet muzikore që ka realizuar ndër vite ka pasur gjithmonë sukses, emrin e Stresit kemi hasur ta shohim në ballinat e medieve rozë edhe për diçka tjetër.
Janë të shkurta rastet kur Arlimed Lushaj ka pasur probleme me ligjin dhe është përballur me policinë.
Në vitin 2016 ndalimi i tij nga policia për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit bëri bujë edhe më të madhe për shkak të arratisjes së tij nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës.
Një ndër ngjarjet më të bujshme ka qenë edhe përplasja e reperit me regjisorin e njohur Leonard Bombaj. Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor Stresin dhe 4 miq të tij që akuzonin Bombajn për abuzim seksual me një aktore të re. Ata u dënuan për një gjobë 20 mijë euro që i kishin vendosur regjisorit në mënyrë që ky i fundit të shpëtonte nga akuzat për abuzim seksual me të miturën.
Stresi është arrestuar edhe herë të tjera nga ana e policisë. Në nëntor të vitit 2012, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë.
Hiq më larg se mbrëmë ( e mërkurë ) ai u kap sërish nga policia, pas disa muaj hetimesh, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në Tiranë. Uniformat blu thonë së gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
NOIZY
Noizy njihet po ashtu si një prej reperëve më problematik të estradës.
Emri i tij disa herë është përshirë në media shkak i probleme që ka pasur me ligjin mirëpo një prej tyre vlen të theksohet.
Para dy vitesh ndodhi një mosëmarëveshje mes dy labeleve më të njohura, OTR dhe BabaStars. Ky konflikt përfundoj me armë zjarri, ku reperi nga Shqipëria, Noizy mori plagë. Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë dyshja ani pse janë pajtuar, në Gjykatë u dënuan.
Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.
Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.
ELVANA GJATA
Emri i këngëtares Elvana Gjata së fundmi ka qenë shumë i komentuar në mediat rozë.
Sipas tyre, këngëtarja e njohur ishte e përfshirë në ngjarjen e ndodhur javë më parë në ish Bllok, atje ku mbeti i vrarë një person.
Thuhej se ajo u bë ‘mollë sherri’ mes përplasjes së dy grupeve, nga njëra anë ai i Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër, grupi i të fëjuarit të Elvana Gjatës, i Ervin Matajt.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së dy të tjerëve dyshohet të jetë komando Mervjol Bilo, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia së bashku me të fejuarin e Elvana Gjatës. Vetë këngëtarja nuk ndodhet në Shqipëri, pasi një ditë pas ngjarjes ajo është larguar drejt Gjermanisë dhe ende nuk është kthyer.
Televizioni klan kishte publikuar një dokument që faktonte kërkimin policor të Elvana Gjatës.
LEDRI VULA
Edhe reperi Ledri Vula ka qenë i përfshirë në sherr.
Një histori e ngatërruar të dashurish dhe ish të dashurish mes Ledri Vulës dhe Krenar Çoçajt ka përfunduar në gjykatat e vendit. Vitin që lam pas reperi kosovar është përballur me biznesmenin në sallën e gjyqit për një sherr të ndodhur vite më parë, në kohën kur Krenar Çoçaj ishte i lidhur me Dafina Zeqirin. Ky mendohet të ketë qenë edhe shkaku i sulmit që biznesmeni Çoçaj, tashmë në një lidhje me Luana Vjollcën, ka kryer natën e 7 qershorit të vitit 2012.
Ai bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se kanë sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.
Dy të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj, nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzohen.
Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me burgim në kohëzgjatje nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës, ku me pëlqimin e të akuzuarve mund ta kthejnë në gjobë.
Reperi Ledri Vula e kishte përshkruar si një veprim hakmarrës rrahjen e ndaj tij.
RONELA HAJATI
Këngëtarja Ronela Hajati poashtu është përballur me policinë.
Këngëtarja Ronela Hajati është shoqëruar nga policia për shkak të një ngjarjeje të ndodhur në kryeqytet në 2015-ën.
Shkak për këtë janë bërë skenat e realizuara për një videoklip të këngëtares imazhet e të cilit u publikuan në rrjetet sociale dhe shkaktuan panik e debate, pasi figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-it. Ajo u shpreh e habitur për procedimin penal që nisi policia e Tiranës asokohe.
BESNIK QAKA
Besnik Qaka, anëtar i NRG Band është akuzuar se në fund të tetorit të vitit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin Rama Petroll rrugës për Lipjan, ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
Sipas aktakuzës, ai me dashje ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, vepër e dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burgim. Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare.
Në vitin 2012 Gjykata e ka shpallë të pafajshë.
COZMAN
Edhe reperi Cozman nuk ka qenë jashtë problemeve. Madje në shumë raste u përfshi në të tilla.
Këngëtari Ylber Abdullahu, i njohur në art si Cozman u ndalua nga policia e Tiranës në vitin 2015, pasi u kap me 20 gr hashash, të cilën e kishte fshehur në trup. Pas një kontrolli rutinë Cozman është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar kannabis sativa në një sasi prej rreth 20 gramësh.
Cozman po ashtu ishte i përfshirë në sherrin që ndodhi para dy vitesh në Prishtinë në mes të dy labeleve shqiptare, BabaStars dhe OTR.
Cozman (pjesë e BS) e nisi zënkën të cilit më pas i doli në mbrojtje Albert Krasniqi ( dikur pjesë e BS) dhe e la të plagosur Noizyn në mes të Prishtinës./Lajmi.net/