Meda është ndër këngëtarët me të dashur për publikun.
Këtë e dëshmon edhe fakti se sa shumë është i ftuar në dasmë, që do të thotë është i përzgjedhuri i tyre për ditën më të rëndësishme të jetës, shkruan ORAinfo.
Meda është i martuar me Lulën dhe ka fëmijë, të cilët janë një familje shumë e bukur dhe e lumtur.
Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.
Sot ai ka publikuar një foto ku shfaqet në krahet e koleges se tij, këngëtares Dhurata Dora. Kjo foto e postuar nga vet Meda në instagram ka marrë shumë pëlqime nga kolegët e tjerë të dy këngëtareve.
Por e çuditshme është se këtë foto nuk e ka pëlqyer gruaja e Medes, Lulja.
Kjo e fundit është ndër të parët qe i pëlqen fotot e postuara nga Meda në Instagram, por kjo foto me Dhuratën duket se nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë Lulës…