Adelina trupin peshk menjëherë pas lindjes

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë para disa ditëve.

Ajo tashmë ka një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Ajo u martua me një burrë pak më të moshuar se ajo dhe me kombësi maqedonase që u komentua shumë nga publiku, e jo rrallë herë edhe në aspektin negativ.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur në veturë e veshur me një fustan të zi e të gjatë.

Edhe pse ka kaluar pak kohë nga lindja, trupi i Adelinës duket si peshk.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë