Elita Rudi përgatit “çejz” për dasëm

Elita Rudi dhe reperi Gjiko pritet që në fund javë të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

E gjithë diskutimi e vëmendja është rikthyer nga çifti i njohur, kurse Elita ka vendosur që të ndajë edhe detaje nga dasma.

Në fotografinë e publikuar më parë, ajo ka treguar se si dhuratë për musafirët është një shishe vere nga çifti.

Por, Elita është shndërruar edhe në një nuse tradicionale pasi që ka përgatitur “çejzin” për dasmën e saj. Imazhet e tij i shohim të publikuara në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ndryshe, Elita dhe Asdreni (Gjiko) kanë disa vite së bashku dhe shumë shpejt do ta marrin edhe statusin e prindit./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë