Adelina po e ruan djalin nga ‘syri i keq’, ja çfarë i ka vendosur tek shtrati

Adelina Tahiri vazhdimisht po na tregon në detaje të vogla se si po përkujdeset për djalin.

E tani në një fotografi të postuar vërehet një detaj tjetër interesant.

Në shtratin ku po fle djali i saj, Joni, shihet i varur një sy i kaltër, e që besohet se largon ‘syrin e keq’ apo ‘mësyshin’, shkruan Gazeta Express.

Duket se Adelina po do të marrë të gjitha masat për të mos e gjetur asnjë e keqe djalit të saj, sidomos me gjithë vizitorët që me siguri shkojnë për ta vizituar e për ta parë për herë të parë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë