Ylli që do ta përmbyll sonte Sunny Hill, Martin Garrix mbërrin në Prishtinë

Dj me famë botërore Martin Garrix ka mbërritur në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit Sunny Hill.

Ndryshe Martin Garrix pritet ta përmbyll sonte festivalin në fjalë, i cili ka nisur të premtën.

Përgjatë këtyre tri netëve kanë performuar yje të famshmë botërore si; Dua Lipa, Stanaj, Action Bronson e Gashi, shkruan Indeksonline.

Ky është edicioni i parë i Sunny Hill, ngjarje kjo më e madhja e muzikës që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë