Këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli sot është shpërblyer me një medalje presidenciale të meritave nga i pari i shtetit, Hashim Thaçi.
Mirëpo, kohë më parë, ajo ankohej se askush nga institucionet përgjegjëse nuk e kishte shpërblyer me ndonjë çmim. Në emisionin “Oxgen”, Shyhretja thoshte se i ka kënduar shumë popullit dhe kombit.
“Askush në këtë jetë asnjëherë nuk më tha qe 40 vjet se a duhet me pas ndonjë privilegj apo diçka që kemi kënduar për atdhe. Kemi rreziku, kërkush s’po ka gajle. Kemi rreziku edhe burg. Ne jo që kemi lyp diçka, asnjëherë, kemi kënduar boll”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline
Ndryshe, presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli i ndau cmimin për shkak se “janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe”.
Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, ka shkruar Thaçi.