Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i dhuroi medaljen Presidenciale të Meritave këngëtares, Shyhrete Behluli.
Thaçi ka thënë se shqiptarët janë rritur dhe frymëzuar me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë.
Postimi i plotë:
Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra. HTH