Vetaksident në Prizren, ka të lënduar [Video/Foto]


Një vetaksident ka ndodhur në lagjen Ortako të Prizrenit, ku përveç dëmeve material ka të lënduar edhe në njerëz.

Sipas një lexuesi i cili ka dërguar videon dhe disa fotografi, ngasësi i automjetit nuk është ndalur në semafor, madje ka qenë në shpejtësi të madhe.

Banorët kanë hequr nga vetura ngasësin e automjetit dhe pasagjerët. Aty është parë edhe vetura e ndihmës së shpejt, e cila ka bartur të lënduarit për në spitalin e Prizrenit.

Më poshtë videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë