Vehbi Berisha: Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë (Foto)
Sot me ftesë nga Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, përfaqësues të Nismas Socialdemokrate në këtë komunë, morën pjesë në punëtorinë me titull: “Adresimi i stigmës ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe ndikimi i saj në procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.
Me këtë rast, asamblisti Vehbi Berisha mbajti një fjalë rasti. Ai dha disa ide konkrete rreth kësaj teme, transmeton DrenicaOnline.
Sipas tij, është tejet zhgënjyese edhe pse si shtet ndodhemi në fazën finale të bisedimeve ende nuk ka kërkimfalje nga shteti serb për të gjitha ato dëme dhe viktima të shkaktuara ndaj kosovarëve në luftë./DrenicaOnline/


