Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit


Të enjtën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin tetë (8) pika për rend dite, ndërsa pas propozimeve është shtuar edhe një pika, transmeton Drenica Online.

Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj që edhe kryesonte takimin e rregullt të legjislativit komunal, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.

Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve, ndërsa për më gjerësisht mbledhjen mund t’a dëgjoni edhe përmes kanalit të YouTube që është i publikuar përmes ueb faqes zyrtare të Komunës: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/

1. Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i datës 18.06.2018 ka kaluar me disa ndryshime.

2. Raporti financiar janar-qershor 2018, u prezantua para anëtarëve të Kuvendit dhe ata patën mundësinë të diskutojnë gjërësisht për secilën drejtori veç e veç.

3. Ridestinimi i mjeteve për projektet kapitale, eleminimi i qeneve endacak me vlerë prej 10.000 €, rregullimi i vendndaljeve dhe mbulimi i tyre me vlerë 5,414.80 €, rregullimi i parkingjeve me vlerë 1,526.50€, ridestinohen për rregullimin e Tregut të Gjelbër, pas diskutimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit është votuar me shumicë votash.

4. Propozim Vendim për formimin e komisionit të ankesave, i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurë e dhënies së pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim, u formua komisioni me këtë përbërje:
a) Adem Bucolli – nga Legjislativi (Kuvendi),
b) Alban Bujupi – nga Shoqëria Civile (gazetar në Tribuna)
c) Armend Hajdini – nga Ekzekutivi (Komuna).

5. Ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka kaluar me shumicë votash, pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit.

6. Memorandum Mirëkuptimi rreth shpalljes së bjeshkëve të Qyqavicës, zonë me interes të përgjithshëm, u cilësua projekt me rëndësi të veçantë dhe u aprovua nga antarët e Kuvendit.

7. Propozim Rregullore për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Komunën e Drenasit, u vlerësua si dokument, u tha se është e rëndësishme dhe e domosdoshme që Komuna e Drenasit të ketë këtë Rregullore dhe pas diskutimeve u aprovua unanimisht.

8. Propozim Vendimin, për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të ngastrave kadastrale, në zonën kadastrale në Verboc sipas studimit të fizibilitetit për parcelat që i përfshinë akumulacioni, pas shumë diskutimesh e propozimesh, ka kaluar me shumicë votash.

9. Ndërsa tek të ndryshmet, antarët e Kuvendit bënë pyetje dhe diskutuan çështje të ndryshme ndërsa Kryetari Lladrovci u përgjigj në secilën pyetje dhe çështje të diskutuar. Në këtë pikë, anëtari i Komisioni për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, Naim Gjeli, raportoi rreth punës së tyre dhe zgjedhjes së të gjitha Këshillave nëpër të gjitha fshatrat si dhe takimet me ta pas zgjedhjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë