Ariu goditet nga vetura në Llapushnik (Video/Foto)
Një ari është goditur të premten mbrëma nga një veturë me targa gjermane në Llapushnik të Drenasit.
Ariu ishte duke e kaluar rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, kur është goditur nga një veture e tipit “Q5”.
Dëshmitarët kanë thënë për portalin “DrenicaOnline” se vetura është shkatërruar, mirëpo nuk ka të lënduar në njerëz.
Ariu i ngordhur ka qëndruar për një kohë në mes të rrugës, ndërsa interesimi i kalimtarëve të rastit ishte i madh për ta parë atë.
Deri me tani nuk është raportuar asnjëherë për ndodhjen e arinjve në malet e Drenicës, mirëpo sonte papritmas është shfaqur një i tillë i cili e ka pësuar./DrenicaOnline/


