Sofra tradicionale shtrohet në qendër të Prishtinës (Video)


Në kuadër të Ditëve të Diasporës në Prishtinë është organizuar edhe sofra tradicionale nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Disa sofra të mbushura me ushqime tradicionale shqiptare: fli, pite, kërlanë, turshi e produkte qumështi janë vendosur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Pjesë e sofrës tradicionale ishte edhe ansambli ‘Drenica’ nga Skenderaj të cilët ishin ulur rreth sofrës dhe po këndonin repertorin e tyre muzikor.

Indeksonline u sjell video nga atmosfera që mbizotëroi atje.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1692818924149114/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë