Në Komoran nisi iniciativa për formimin e KLSP-së


Në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim më të mirë në mes të Komunës së Drenasit, institucioneve tjera dhe shoqërive civile, sot në Komoran u mbajt mbledhja nismëtare për formimin e KLSP-së në këtë qendër, transmeton Drenica Online.

Në mbledhje morën pjesë disa nga kryetarët e rinj të zgjedhur pak kohë më parë, anëtarë nga shoqëritë civile dhe qytetarë të tjerë. Në mbledhje mori pjesë edhe Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj dhe nga Stacioni i Policisë në Drenas, togeri Liman Tahiraj.

Nënkryetari duke i përshëndetur të pranishmit, tha se Komuna e Dranasit do të përkrahë përherë këtë nismë dhe do të jap kontributin e saj për plotësimin e KSLP-së me anëtarë të plotë, që sa më parë të jetë funksionale për ruajtjen e rendit dhe për sigurinë në këtë qendër të rëndësishme të komunës sonë, transmeton Drenica Online.

Togeri Liman Tahiri shpjegoi procedurën për formimin e KLSP-së dhe për rëndësinë e saj duke theksuar se policia e Stacionit në Drenas do të japë kontributin e saj sipas nevojës, do të jetë e pranishme në këtë qendër.

Edhe të pranishmit tjerë: Zenel Hyseni, Rexhije Gashi, Nasuf Mulaku, Avdi Gashi, Viktor Bashota, Enver Hoxha, Betim Gruda përshëndeten tubimin dhe theksuan se kurrë më shumë se tani nuk është ndier nevoja e formimit dhe e punës së KLSP-së në Komoran, që si subjekte të bashkuara të ndihmojnë në evidentimin e dukurive antiligjore dhe në ruajtjen e sigurisë në shërbim të qytetarëve.

Të pranishmit në këtë mbledhje u zotuan të angazhohen për të shtunën, më 28 korrik 2018, në ora 15:00 të mbahet mbledhja për themelimin e KLSP-së në Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë