Isa Xhemajlaj: Askush të mos i fyej zyrtarët policor, ata po e kryejnë punën në mënyrë profesionale!

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj dje ka komentuar deklaratën e aktorit kosovar, Armond Morina, i cili ka fyer pjesëtarët e policisë së Kosovës, duke i quajtur “katundarë”.

Xhemajlaj, ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i fyej pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sepse ata janë duke e kryer punën me përkushtim.

“Pavarësisht se nga vijnë, ata e kryejnë punën si duhet, askush nuk ka të drejtë t’i fyej pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka thënë Xhemajlaj.

Që nga marrja e detyrës, Xhemajlaj kujdeset dhe mbron vazhdimisht punën e zyrtarëve policor, raporton DrenicaOnline.

Xhemajlaj madje në aksionin e fundit që ndërmori policia në veri për arrestimin e Marko Gjuriq ishte përkrah djemve të uniformuar për t’iu dhënë kurajo në kryerje të detyrave të tyre zyrtare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë