Arrestohet një person në Drenas
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas pasi i njëjrti ishte i kërkuar nga Gjykata. Arrestimi është bërë të martën pasdite në qendër të Drenasit.
“Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Policisë dërguar mediave, transmeton DrenicaOnline.

